OSBE merr vendimin e papritur në Ukrainë, kryetari i organizatës i dëshpëruar: Rusia nuk na la zgjidhje tjetër…

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila për vite me radhë ka mbajtur një mision vëzhgues në Ukrainën lindore ka vendosur t’i jap fund vendosjes së saj afatgjate.

Lajmi është konfirmuar vetë nga OSBE, teksa kanë konfirmuar se ky nuk është një vendim i lehtë.

Bëjmë me dije se ky vendim vjen pasi Moska, anëtarët e grupit vuri veton ndaj një zgjatjeje të misionit, raporton BBC.

“Ky nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë… por pozicioni i Federatës Ruse nuk na la zgjidhje tjetër veçse të ndërmarrim hapa për mbylljen e misionit”, tha kryetari i OSBE-së dhe ministri i jashtëm i Polonisë Zbignieë Rau.

“Misioni luajti një rol vendimtar në ofrimin e informacionit objektiv në terren, duke lehtësuar armëpushimet dhe duke punuar për të lehtësuar efektet e konfliktit mbi popullatën civile”, shtoi ai.

Misioni Special i Monitorimit i OSBE-së në Ukrainë është vendosur që nga viti 2014 kur shpërtheu konflikti për herë të parë midis trupave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia. OSBE-ja ishte e vetmja organizatë ndërkombëtare që ndoqi drejtpërdrejt konfliktin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT