Padia për shpifje në Francë, Berisha tregon vështirësitë: Blinken ka imunitet, as ai dhe as unë s’jemi francezë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ecurinë e padisë së tij për shpifje ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit në një gjykatë në Francë.

Berisha ka pranuar se procesi po has në disa problematika. Ai tha se kundërshtitë e forta bëhen për shkak se as ai dhe as Blinken nuk janë shtetas francezë. Një tjetër problem është se Blinken ka imunitet, tha Berisha ndërsa “shpifja dënohet aty ku lind”.

“Procesin po e ndjek avokati, ai proces ka qenë për çështje dinjiteti, ka kundërshti të forta se s’jemi francezë dhe se sekretari Blinken ka imunitet. Ka “pro” faktin se shpifja dënohet aty ku lind.

Është në ndërgjegjen e gjyqtarit ta vendosë, por unë përpjekjen time madhore e kam adresuar te transparenca. Dhe deri sot ju nuk keni një fakt të vetëm, një provë të vetme që fakton. Përveç deklaratave që fakte kemi por s’i themi”, u shpreh Berisha gjatë një konference me gazetarët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT