Paloka shpërthen ndaj Yuri Kim: TURP! Je angazhuar për përçarjen e opozitës! Me arrogancë nuk respekton vendimin e gjykatës

Deputeti demokrat Edi Paloka ka shpërthyer ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, pasi kjo e fundit e cilësoi Enkelejd Alibeajn si “kryetarin e PD-së” pas një takimi që patën në Kryesinë e Kuvendit.
Sipas Palokës, fjalët e ambasadores amerikane janë më shumë se turp, pasi Kim me arrogancë tregon se jo vetëm që nuk respekton Konventën e Vjenës, por as vendimet e Gjykatave shqiptare. Ai thotë se ambasadorja është angazhuar vetë në përçarjen e opozitës dhe ka dalë hapur në mbështetje të qeverisë së Ramës.
” Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise!
Kjo zonja qe uroi Ramen per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbeshtetje te qeverise me te korruptuar ne rajon ( sic e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar ne vete te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim.
Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine .
Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash , po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare”, shkruan Edi Paloka.