Pamje të rënda/ Ukrainasit ‘hakmerren’ ndaj rusëve për masakrën në Bucha, vrasin ushtarët me armët e ndaluara (Video)

Ende nuk ka një shifër zyrtare dhe të saktë se sa ushtarë rusë kanë humbur jetën gjatë luftës në Ukrainë, por sipas medieve të huaja janë të larta.
Një video e publikuar tregon ushtarët ukrainas duke vrarë rusët e kapu me duar të lidhura pas shpine, njësoj si viktimat civile të gjetura nëpër rrugët e Bucha-s.
Videoja, tregon ukrainasit duke kryer vrasjet, pas asaj që dukej të ishte një pritë jashtë një fshati në perëndim të Kievit .
“Ai është ende gjallë,” dëgjohet duke thënë një nga ukrainasit, i identifikueshëm nga flamuri ukrainas që mban në krah dhe shprehja “lavdi Ukrainës”, ndërsa një ushtar rus shihet me një xhaketë të hedhur mbi kokë.
“Filmoni këta grabitës. Shiko, ai është ende gjallë. Ai po gulçon.”– dëgjohet më tej në video.
Më pas, njëri nga ushtarët e qëllon burrin tre herë. Pas goditjes së dytë, burri vazhdon të lëvizë, por ndalon pas plumbit të tretë. Duket se janë të paktën tre ushtarë të tjerë rusë të vdekur të shtrirë pranë viktimës së fundit, të gjithë të veshur me kamuflazh dhe tre me shirita të bardhë krahësh që zakonisht mbahen nga njësitë ushtarake ruse.
Videoja është marrë nga një rrugë në veri të Dmytrivka, rreth shtatë milje në jugperëndim të Bucha, ku të mbijetuarit nga pushtimi njëmujor i qytetit sapo kanë filluar të përshkruajnë trajtimin e tyre të tmerrshëm në duart e trupave pushtuese të Putinit, pasi zona u çlirua nga forcat ukrainase këtë javë.
Ndërkohë, ushtarët ukrainas kanë përdorur edhe një nga armët termobarike të kapur nga Moska kundër trupave ruse.
Ata hodhën raketën e frikshme të ‘diellit flakërues’ TOS-1A pranë Izyum në Ukrainën lindore. ‘Bombat me vakum’ thithin oksigjen nga zona e synuar, duke krijuar një shpërthim që mund të shkatërrojë organet e brendshme. Ato janë të paligjshme për t’u përdorur kundër civilëve, por janë të ligjshme kundër objektivave ushtarake.