Paralajmërimi i frikshëm nga Ukraina: Nëse pushtojnë lindjen, rusët do kthehen të sulmojnë Kievin

“Nëse Rusia merr kontrollin e territorit lindor të Ukrainës, atëherë ushtria do nisë sërish ofensivën ndaj Kievit.”
Ky ishte paralajmërimi që bëri Vladimir Klitschko, vëllai i kryebashkiakut të kryeqytetit Ukrainas.
“Ne presim gjithçka dhe gjithçka, veçanërisht në lidhje me kryeqytetin. Sigurisht, ne po presim që ata të kthehen. Ne po e presim këtë. Nëse pushton vendin, padyshim që po synon kryeqytetin e vendit”- tha Klitschko për CNN.
Ndihma është “në mënyrë thelbësore” e nevojshme, vazhdoi ai.
“Ne mund ta mbrojmë vendin tonë gjatë luftës vetëm me armë. Nuk ka rrugë tjetër. Përndryshe, kjo vrasje e pakuptimtë e popullatës civile dhe shkatërrimi i infrastrukturës sonë do të vazhdojë. Unë nuk mendoj se ne kemi nevojë për ndonjë ushtri. Ne kemi nevojë vetëm për armë për t’u mbrojtur.”– thaksoi ai.
Ai gjithashtu theksoi nevojën për të mbyllur qiellin mbi Ukrainën – diçka që presidenti ukrainas Volodomyr Zelenksy i kishte bërë thirrje më parë komunitetit ndërkombëtar. Megjithatë, ai është larguar nga bërja e kësaj kërkese kohët e fundit.
“Nëse aleatët dhe partnerët nuk mund të mbyllin qiellin mbi Ukrainë, ne do të bombardohemi vazhdimisht me raketa dhe sulme ajrore. Pra, nëse nuk e mbyllni qiellin, thjesht na jepni armët. Ne do ta mbyllim qiellin vetë. Dhe ne kemi mjaft vullnet për të mbrojtur vendin tonë. Na duhen vetëm mjetet për ta bërë këtë.”– tha ai.
Klitschko, i cili është gjithashtu anëtar i Mbrojtjes Territoriale të Kievit, i bëri thirrje botës që të vazhdojë furnizimin me armë në Ukrainë dhe të rrisë presionin ndaj Rusisë me sanksione.