Pas PARALAJMËRIMIT të Zelenskyt për armët bërthamore, reagon Kremlini: Ai flet në varësi të asaj që tymos

Ministri i Jashtëm rus, Serge Lavrov, ka thënë se nuk mund të diskutojë seriozisht për deklaratat e bëra nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Arsyeja është se ai vazhdimisht ndryshon kënvështirmin e tij në drejtime të kundërta. Lavrov tha se Zelensky mund t’i bënte deklarat e tij në varësi të asaj që pi ose tymos.
“Ato çfarë deklaron Zelensky varen se çfarë tymos ose pi”, tha Lavrov.
Gjithashtu, ministri rus tha se Moska po fillon një fazë të re të asaj që e quan operacion special ushtarak në Ukrainë, të cilin ai e parashikoi se do të ishte një zhvillim i rëndësishëm.
“Një fazë tjetër e këtij operacioni (në Ukrainën lindore) po fillon dhe jam i sigurt se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm i gjithë këtij operacioni special”, tha Lavrov në një intervistë për kanalin televiziv India Today, teksa shtoi se Rusia nuk do të përdorë armët bërthamore në Ukraine, duke hehdur poshtë kështu deklaratat e bëra nga Zelensky disa ditë më parë i cili paralajmëroi botën se Rusia do të përdorë armët bërthamore.