Pasi Kremlini pranoi HUMBJET, ukrainasit dalin me shifra: 7,000 ushtarë rusë janë ende në morgjet e Ukrainës, nuk kanë ardhur t’i marrën

Rreth 7000 trupa të ushtarëve rusë të padeklaruar ndodhen në morgjet e Ukrainës, ndërsa numri total i të trupave të Putinit është deri në 19.000.
Oleksiy Arestovych, këshilltar i kreut të administratës presidenciale të Ukrainës, tha se ata u përpoqën të kthenin trupat e 3000 ushtarëve rusë në fillim të luftës, mirëpo Rusia i refuzoi, duke thënë se nuk besonte se viktimat e tyre ishin kaq të larta.
“Ata thanë ‘Ne nuk besojmë në sasi të tilla. Ne nuk e kemi këtë numër. Ne nuk jemi gati t’i pranojmë ato.”
Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës që atëherë ka krijuar një faqe interneti dhe kanal Telegram për rusët për të kërkuar fotot e të vdekurve dhe të robërve të luftës.
Kremlini ka ulur numrin e tij të madh të vdekjeve në luftë, duke pranuar vetëm humbjen e 1,351 ushtarëve.
Mirëpo, ditën e djeshme zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë për mediat pranoi se numri i viktimave është i lartë.
“Kemi humbje të konsiderueshme trupash. Dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne”, tha ai.