“PD si Titaniku, ka marrë shumë ujë dhe do…”, Spahiu nxjerr prapaskenat dhe bën paralajmërimin

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ se PD do të shpërbëhet dhe e gjithë lufta sot bëhet për selinë, ku sipas tij janë në lojë miliona euro.

“Ka një hendek të madh mes grupit parlamentar dhe partisë. Ata që kanë mandate deputeti janë të gjithë me Amerikën dhe me Enkelejdin apo Lulzimin. Pjesa tjetër e partisë, që nuk kanë poste, janë me Saliun, kundër deputetëve. Ajo është parti, si Titaniku, që nuk ka marrë një vrimë, por ka marrë aq shumë ujë sa nuk i shmanget dot fundosjes.”, u shporeh Spahiu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT