Përballja me Rusinë/ Forcat speciale britanike shkojnë në Kiev për të trajnuar ukrainasit

Forcat speciale britanike kanë udhëtuar në Kiev në dy javët e fundit për të trajnuar ushtrinë ukrainase në përdorimin e disa llojeve të armëve të furnizuara nga Londra, në veçanti raketat antitank Nlaw.

Ukraina ka hyrën në ditën e 52-të të luftime ndaj forcave ruse duke u përballur me bombardimet, ekzekutimet masive dhe shkatërrimet e qyteteve.

Sirenat kundër bombardimeve janë dëgjuar në disa qytete mes tyre dhe në Kiev dhe Lviv. Autoritetet në Kiev i kanë kërkuar  banorëve të evakuuar që të mos rikthehen në qytete pasi bombardimet ruse kanë rinisur.

Këto bombardime vijnë si kundërpërgjigje e Rusisë për shkatërrimin e anijes së tyre kryesore luftarake ‘Moskva’ në Detin e Zi.

Gjithashtu policia e Kievit ka thënë se 900 civilë janë vrarë me armë zjarri dhe që nga fillimi i konfliktit janë vrarë 200 fëmijë./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT