PËRJASHTIMI i Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, reagon Rama: Rreshtimi i Serbisë me perëndimin, lajm i mirë për rajonin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta pas pezullimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut.

Përmes një postimi në “Twitter”, kryeministri shkruan se pezullimi i Rusisë nga Këshillimi i Sigurimit është një refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të lirive dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë.

Ndër të tjera, Rama thekson faktin se Serbia ka votuar “pro” përjashtimit të Rusisë, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirë për rajonin.

“Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i Sigurimit një refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!

#HRC promovon ” respektin universal për mbrojtjen e të gjitha # të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë dhe adreson shkeljen e të drejtave të njeriut”. Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe krimet e saj të tmerrshme janë kundër gjithë kësaj. #UNGA tregoi sot sërish se nuk do ta tolerojë”, shkruan ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT