Po negocion për non grata? Berisha tregon se çfarë do të ndodhë me amerikanët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar, se nuk do të negociojë për “non grata”, por do të vazhdojë të ndjekë rrugën ligjore që ka zgjedhur.

Ndër të tjera, Berisha tha para gazetarëve se të gjithë deputetët e PD do të të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, përfshirë Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

Sali Berisha: Kam refuzuar çdo përpjekje për të negociuar. Unë nuk bëj përpjekje për negociata. Kam zgjedhur atë rrugë që kam zgjedhur.

Nëse ka degë që ka votime ligjore, nuk ka asnjë problem në organizim. Nëse konstatohet problematika, zgjedhjet përsëriten. Deputeët e PD do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, përfshirë Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn. Çdo njeri është i lirë të japë mendimin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT