Po shkonin në punë/ Këta janë dy vëllezërit shqiptarë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali (EMRAT)

Mersin dhe Aklen Myftarago janë dy vëllezërit të cilët humbën jetën mëngjesin e së shtunës në Itali.

Shqiptarët që jetonin në Arcille, një fshat i Campagnatico ishin punëtorë bujqësie dhe mëngjesin e së shtunës ishin nisur për në punë: i vogli nga të dy kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij pret një fëmijë të tretë, ndërsa vëllai i madh kishte tre fëmijë.

Në aksidentin frontal mes dy makinave, nga përplasja mbeti i plagosur një tjetër shqiptar, Redion Arapi 28 vjeç, me banim në Scansano, i cili u transferua në Misericordia.

Ai po kthehej në mëngjes në shtëpi dhe sapo u shpëtua nga mjekët iu nënshtruar testit të drogës dhe alkoolit.

Dy vëllezërit po udhëtonin me një Peugeot, i cili pas përplasjes së tmerrshme me makinën Audi të shqiptarit tjetër, i cili erdhi në drejtim të kundërt, përfundoi në gropën anësore të rrugës. Autoambulancat dhe dy helikopterë shkuan menjëherë në vendngjarje por dy shqiptarët nuk mundën të mbijetonin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT