Policia “godet” faqet online që shesin veshje dhe materiale kozmetike, në aksion për ekzekutimin e 22 urdhër-arresteve

Një operacion i madh policor po zhvillohet në Tiranë ku sipas informacioneve po ekzekutohen 22 urdhërarreste.

Mësohet se deri më tani janë 14 të arrestuar dhe ky operacion është bashkëpunim i prokurorisë me krimin ekonomik, doganat e tatimet.

Teksa në qendër të këtij operacioni bëhet me dije se janë mashtrimet me faqet on line të shitjeve, kryesisht në materiale kozmetike, veshje dhe aksesorë.

I gjithë aktiviteti në faqet online te paregjistruara të pa fiskalizuara të cikat bënin evazion fiskal në vlera miliona euro. Aktualisht po zbatohen vendimet e gjykatës./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT