Politikani pro-rus, thirrje Putinit e Zelensky-t: Më shkëmbeni me ushtarët e qytetarët e bllokuar në Mariupol

Politikani pro-rus Viktor Medvedchuk i ka bërë thirrje presidentit rus dhe atij ukrainas që të shkëmbehet me banorët e Mariupolit, si dhe personelin ushtarak.

Këtë kërkesë ai e bëri përmes një video, e cila u publikua nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës.

Kujtojmë se Medvedchuk u kap nga ushtria ukrainase pak ditë më parë dhe vijon ende të mbahet peng.

Më herët, televizioni rus publikoi pamjet e dy të burgosurve britanikë që i kërkuan kryeministrit të vendit të tyre, Boris Johnson, t’i shkëmbente me Medvedchuk.

Gjithashtu gruaja e Medvedchuk, Oksana Marchenko, iu drejtua për ndihmë Vladimir Putin, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman Al Saud dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT