Manjani sulmon ambasadoren: Kujt i plasi për SHBA, Yuri Kim gjithmonë në krah të dështakëve

Ish ministri i LSI Ylli Manjani ka sulmuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Ish ministri i Drejtësisë thotë se Kim gjendet gjithmonë në krah të dështakëve.

Komenti erdhi fill pasi ambasadorja njohu Enkeleid Alibeajn si kryetar të komanduar të PD-së.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

A mund të mos i japim asnjë sekondë kohë selfieve të Yuri Kim?!

Akoma nuk u bindët se zonja gjendet gjithmonë në krah të dështakëve?!

Duhen ende prova?!

Po të dalë ore me kë të dojë në resme. Kujt i plasi!?

A mos na ulen çmimet po të merremi me të?!

Apo na përmirësohet cilësia e demokracisë!?

Apo do afrohemi me BE me të cilën Amerika e nuk ka lidhje!! …/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT