E FUNDIT/ Presidenti i Ukrainës video-mesazh në Kuvendin e Shqipërisë

Presidenti i Ukrainës Volodimyr Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një video-mesazh.
Mësohet nga informacionet për mediat se presidenti i Ukrainës ka dhënë disa mesazhe përmes video call në disa parlamente europiane.
Ndërkohë që në Parlamentin e Shqipërisë do të flasë ditën e martë në orën 10:00.
Kujtojmë se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës tashmë ka hyrë në muajin e saj të dytë dhe deri më tani asnjë prej shteteve nuk ka ndërmend të tërhiqet. Nga ana tjetër humbjet kanë qenë të konsiderueshme nga të dyja palët.