Pronat e oligarkëve rusë në Shqipëri/ A ka qeveria një listë të tyre? Çfarë thotë ministri Manja

Ministrat e qeverisë Rama dolën në konferencë në fund të mbledhjes për të njoftuar vendimet e marra.
Një nga pyetjet që gazetarët i bënë ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ishte nëse Shqipëria ka një listë të oligarkëve rusë që kanë prona në Shqipëri.
Në përgjigje ai tha se nuk ka ende një listë të tillë, dhe se qeveria është e gatshme që të çojë deri në fund sanksionet.
“Faleminderit për pyetjen, Shqipëria e ka dënuar që në fillim agresionin rus në Ukrainë, dhe ka vendosur sanksione në kuadër të detyrimeve ndërkombëtare, është proces që po e udhërheq ministria e jashtme, jemi në bashkëpunim të ngushtë me aleatët. Nëse do të kemi një listë të personave të shpallur si mbështetës të agresionit rus, ne do të zbatojmë deri në fund angazhimet që kemi marrë përsipër”, u shpreh Manja.