Pse kalon TAP në Shqipëri?!

Nga Bardhyl Reso
Gjatë viteve 2003-2010, kompanitë e mëdha energjetike europiane, përfshirë dhe ato ruse, bënin përpjekjet e tyre për zotërimin e tregjeve të ndryshme. Në këtë periudhë studiuesit dhe investitorët e gazsjellësit TAP konsideruan si një variant me shumë leverdi kalimin e tij nëpërmjet territorit të Shqipërisë për në Itali, që ishte destinacioni përfundimtar. Kalimi nëpër Shqipëri shkurtoi më shumë se 100 km si dhe kurseu shuma të konsiderueshme për shpenzimet e montimit të tubacioneve në detin Adriatik në krahasim me vendosjen e tyre në detin Jon. Kjo për dy arsye:
– Deti Jon është shumë më i thellë se deti Adriatik.
– Gjatësia e gazsjellësit ishte më e madhe nga Greqia në Itali se sa nga Shqipëria.
Nga ana tjetër, një fakt që pengonte investitorët për ta realizuar këtë plan, ishte pasiguria e stabilitetit politik të vendit. Ndërkohë, futja e Shqipërisë në NATO i dha një shtysë pozitive stabilitetit politik dhe gazsjellësi filloi realizimin e projektit.
Fakti që gazsjellësi TAP kaloi nëpër Shqipëri, nuk ka asnjë lidhje me ndërhyrjet e qeverisë shqiptare, aq më tepër ndonjë meritë e Saliut. Nuk ka praktikisht asnjë marrëveshje mes grupit studiues dhe investues të gazsjellësit dhe qeverisë shqiptare që të jetë bërë publike dhe të tregojë se cilat janë detyrimet dhe përfitimet e shtetit shqiptar, në mënyrë të veçantë pas vënies në funksionim të tij.
Cilat janë përfitimet që ka sot Shqipëria nga Gazsjellësi TAP?
Sa për dijeni, një “informacion” i botuar nga qeveria shqiptare, në periudhën e fillimit të ndërtimit të TAP-it, ishte vetëm një deklaratë politike për rëndësinë që ka TAP-i për Shqipërinë. Gjatë ndërtimit të tij do të kishim rreth 2 milionë dollarë investime në vit si dhe hapjen e mijëra vende pune. Në të njëjtën kohë qeveria greke paraqiti një studim të plotë se çfarë do të përfitonte Greqia nga ndërtimi dhe shfrytëzimi i gazsjellësit.
Akoma më i çuditshëm është fakti që sot, sipas njoftimeve të medias, pasi ka filluar shfrytëzimi i TAP-it dhe pritet që kapaciteti i tij të rritet deri në 20 miliardë metra kub në vit, Shqipëria, për të plotësuar nevojat, do të marrë një termocentral me qira i cili do të furnizohet me lëndë djegëse nga deti (në portin e Vlorës), ndërkohë që gazi kalon nëpër Shqipëri drejt Italisë, pra i bie që ne ta sjellim mbrapsht nga Italia në Shqipëri!
Me sa kam informacion edhe një interkonektor që është parashikuar do të jetë si pikë lidhëse për gazsjellësin që do të shkojë në drejtim të Malit të Zi dhe Kroacisë.
Këto paradokse ndodhin vetëm në vendin tonë, ku sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë drejtohen nga njerëz pa vizion të cilët mendojnë sot për nesër.
Ndërkohë, Bullgaria do të jetë nga vendet e para që do të përfitojë nga ky gazsjellës, me anë të një linje që do të lidhet me interkonektorin grek IGB dhe do të marrë një sasi të konsiderueshme gazi nga TAP-i, i cili do të mbulojë një të tretën e gjithë nevojave të saj për gaz.
Si është e mundur që nëpër Shqipëri, ku kalon gazsjellësi, ne nuk përfitojmë asgjë dhe as nuk e dimë se kur do të mund të bëhet edhe Shqipëria një konsumator i tij.
Me keqardhje më duhet të pohoj se qeveria aktuale po vepron me hapa shumë të ngadalta. Nevoja e burimeve energjetike që duhet të shfrytëzojnë gazin janë jo vetëm urgjente, por kërkojnë gjithashtu investime të konsiderueshme dhe nuk mund të zgjidhen duke menduar sot për nesër. Gjatë një interviste, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës përmendi një pike interkoneksioni në Korçë. Janë këto deklarata televizive apo ka, më në fund, një marrëveshje më konkrete me drejtuesit dhe investitorët e TAP-it. Për fat të keq në Shqipëri nuk aspak transparencë, sidomos për vepra të mëdha e të rëndësishme, që të mund të japësh opinione si specialist për interesat e zhvillimeve energjetike në Shqipëri.
Për sa kohë do të vazhdohet me këto praktika, specialistët e mirëfilltë e populli do të kenë vetëm pyetje retorike: Përse u ndërtua kjo vepër?!
Fakti që gazsjellësi TAP kaloi nëpër Shqipëri, nuk ka asnjë lidhje me ndërhyrjet e qeverisë shqiptare aq më tepër ndonjë meritë e Saliut. Nuk ka praktikisht asnjë marrëveshje mes grupit studiues dhe investues të gazsjellësit dhe qeverisë shqiptare që të jetë bërë publike dhe të tregojë se cilat janë përfitimet e shtetit shqiptar, në mënyrë të veçantë pas vënies në funksionim të tij.
Cilat janë përfitimet që ka sot Shqipëria nga gazsjellësi TAP?
Sa për dijeni një informacion i botuar nga qeveria shqiptare në periudhën e fillimit të ndërtimit të TAP-it, ishte vetëm një deklaratë politike për rëndësinë që ka TAP-i me për Shqipërinë. Gjatë ndërtimit të tij do të kishim rreth 2 milionë dollarë investime në vit si dhe hapjen e mijëra vendeve pune. Në të njëjtën kohë qeveria greke paraqiti një studim të plotë se çfarë do të përfitonte Greqia nga ndërtimi dhe shfrytëzimi i gazsjellësit.
Çuditë e Saliut nuk mbarojnë me kaq. Disa ditë më parë ai paraqiti dhe variantin që sipas tij i paska ofruar Gazprom-i për marrjen e gazit rus dhe azer.
Fatkeqësisht deri tani kur kemi pasur mundësi të njihemi me kontratën që i është paraqitur qeverisë shqiptare e cila është miratuar nga KRTSH dhe e firmosur nga Sali Berisha. Gjithashtu ne nuk kemi mësuar deri tani se kush ia ka dorëzuar qeverisë shqiptare dhe cilët ishin personat që kanë prezantuar këtë projekt. Këto janë për mendimin tim dhe pengesat për të mësuar se cilët janë personat përgjegjës për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje poshtëruese.
Tani po bëjmë diskutime pa fund, japim arsyetime dhe argumente që jo vetëm nuk janë bindëse por shpeshherë në kontradiktë me afatet kohore të studimit dhe realizimit të këtij projekti.
Dhe janë pikërisht specialistët shqiptarë që janë marrë me realizimin e gazsjellësit TAP në Shqipëri të cilët duhet me sinqeritet të kontribuojnë për zbardhjen e së vërtetës. Përndryshe këto përrallisje që ne po vazhdojmë të bëjmë pas mbylljes së pazarit janë siç thoshte poeti i kombit shqiptar At Gjergj Fishta “dokrra hini”./dritare.net