“Pse laheni dhe kriheni? Rrini siç ju ka bërë nëna”, Rama ironizon kritikët nga Berati, gjatë inspektimit të zyrës së DRSHTRR

Kryeministri Edi Rama në shoqërinë edhe të ministres Belinda Balluku, ka vizituar ditën e sotme godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat.
Ndërsa tregonte godinën, Balluku tha se kjo është një mundësi shumë e mirë që i jepet Beratit.
“Atyre që akuzojnë për ndërtimet e reja dhe fasadat, u duhet thënë: Pse laheni? Pse kriheni? Rrini pa larë! Pse qepeni? Pse kriheni? Rrini siç ju ka bërë nëna edhe s’ka problem”, u shpreh Rama duke ironizuar kritikat që i adresohen qeverisë.
Kreu i qeverisë nuk i kurseu “thumbimet” kur tha se nëse pyesin se ku është rritja ekonomike e vendit, këto janë faktet që e dëshmojnë.
“Mjete me standarde të reja duke nxjerrë jashtë shumë nga mjetet e vjetra, dyfishimi flet vetë, thonë ku është rritja ekonomikë, faktet e tregojnë se ku është”, tha kryeministri.