Putin i sigurt: Ne do t’i arrijmë qëllimet tona fisnike në Donbas

Presidenti rus Vladimir Putin  tha sot në një konferencë se forcat ruse që kryejnë fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë po veprojnë me guxim dhe efektivitet, duke përdorur armët më moderne.

Ai tha se në Ukrainë vitet e fundit ka fituar terren dhe janë forcuar forcat anti-ruse, por tendencat nacionaliste dhe neonaziste që paraekzistonin në rajon.

“Përshkallëzimi i neo-nazizmit ishte veçanërisht i madh dhe përplasja e Rusisë me këto forca ishte e pashmangshme”, tha Putin.

Presidenti rus shprehu besimin se qëllimet e “operacionit ushtarak” në Donbas do të arrihen.

“Nuk ka dyshim. Qëllimet janë absolutisht të qarta, ato janë fisnike. Qëllimi kryesor është të ndihmojmë popullin e Donbasit, rajonin që ne njohëm pasi Kievi refuzoi, me nxitjen e Perëndimit, të pajtohet me marrëveshjen e Minskut për një zgjidhje paqësore të problemeve atje” tha ai.

Kujtojmë që në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga viti 2014.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT