Qytetarë KUJDES! Pedagogu i drejtësisë jep ALARMIN: Pikat valutore janë njoftuar për dollarë dhe paund të falsifikuar!

Ervin Karamuço, pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, thotë se në Shqipëri qarkullojnë para të falsifikuara në valutë të huaj dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.
Sipas tij, pikat valutore janë njoftuar të premten nga Banka e Shqipërisë për një situatë alarmante të kartëmonedhave të falsifikuara. Prerjet 50 dhe 100 dollarë amerikanë dhe 20 paund britanik mbajnë rekordin kriminal për ngjashmëri të lartë me origjinalin
“Pikat valutore janë njoftuar të premten nga Banka e Shqipërisë për një situatë alarmante të kartëmonedhave të falsifikuara. Ndërkohë që qytetarët nuk janë njoftuar ende, 50 dhe 100 USD dhe 20 ( plastike) e Paundit Britanik po mbajnë rekordin kriminal për ngjashmëri të lartë me origjinalin. Ju lutem mos kryeni transaksione jashtë makinerive të përditësuara të numërimit të kartëmonedhave”, shkruan Karamuço.
Efektivët e Krimit Ekonomik pas një punë te mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, finalizuan sot operacionin policor të koduar “50 Dollars”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: – V. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. D., 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe E. K., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytete të tjera, kartëmonedha të prerjes 50 dollar.