Rama bën “identikitin” e Presidentit të ri/ Nuk i del e keqja me Ilir Metën

Ashtu siç ishte parashikuar, Partia Socialiste mblodhi sot Grupin e saj Parlamentar ku do të depozitohen emrat e propozuar nga ana e deputetëve për emrin e presidenti të ri.

Mbledhja nisinë orën 10:00 në selinë rozë, ku deputetët socialistë do të dorëzojnë nga një zarf, brenda të cilit do të jenë 3 emra, ndërsa gjithçka do të bëhet në kushte anonimati.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama e konsideroi Ilir Metën, Presidentin më skandaloz të historisë së Shqipërisë.

“Presidenti më skandaloz që Shqipëria ka pasur rastin të ketë mbi krye. Zgjedhja e Ilir Metës President ishte një zgjedhje detyrim përcaktim për ne, se nuk i kishim votat për të zgjedhur Presidentin.

Jemi përballë një sfide që duhet ta shohim si një përgjegjësi shumë të madhe dhe jo si mundësi të lehtë për t’i imponuar vendit një President që thjeshtë do të përmbushte me sukses gjysmën e kornizës së Shqipërisë duke qenë një figurë tërësisht e ngjyrosur politikisht. Ajo që duhet të bëjmë është që të bëjmë një sforco të përbashkët për t’i hapur rrugë propozimeve të gjithsecilit këtu në një proces konfidencial,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT