Rama për armatimin e Serbisë: S’ka asgjë për shqetësim, kanë bërë hapa inkurajuese me votimin në OKB, do shkoj në Kiev…

Kryeministri Edi Rama në Berlin është pyetur nga gazetarët nëse është i Shqetësuar nga armatimi i Serbisë, teksa jemi në kohë lufte.
Rama tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, teksa tha se Serbia ka bërë hapa inkurajuese me dy votimet kundër Rusisë në OKB.
Ndërsa për një vizitë në Kiev, ai tha se do ta vizitojë Kievin nëse do të vijë koha e tij, por që nuk është tani.
“Nuk jam i shqetësuar për armatimin e Serbisë sepse nuk shoh arsye sot për sot dhe besoj se është shumë e rëndësishme që ne ti fryjmë erave të paqes dhe bashkëpunimit në rajon dhe të mbajmë bashkë Ballkanin Perëndimor dhe në ndihmë të aleatëve. Dhe nuk shoh sesi një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë shqetësues nga ne. Sa i përket Serbia ka bërë dy hapa inkurajues me të dy votimet në OKB dhe ëshTë domethënës fakti që Ballkani është bashk ndaj pozicionit ndal luftës.
Serbia ka mendim ndryshe në vendim me Rusinë dhe nuk u desh lufta për ta marrë vesh dhe vlerësimet duhen bërë pa humbur konteksit. Duhet të jemi shumë të vendosur për ta cuar para kontekstin e paqes se pse është me rëndësi të madhe.
Sa i përket viztës në Kiev, ka të tjerë që i përket ta kenë këtë nëse më vjen radha do ta bëja me shumë respekt dhe kënaqësi. Nuk është momenti për tu zën radhën” tha Rama ndër të tjera.