Rama sulmon Metën: Si President është turp kombëtar! Mund të bëjë çfarë të dojë, për sa kohë është qytetar i lirë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Presidentin Meta si një turp kombëtar, pasi tha se kreu i shtetit e ka shkelur Kushtetutën dhe këtë e faktoi edhe Gjykata Kushtetuese.
I pyetur për nismën e Ilir Metës për ngritjen e një Komisioni Transparence për inceneratorët, Rama tha se Meta mund të bëjë çfarë të dojë për sa kohë është qytetar i lirë.
“Gjykata Kushtetuese ka rënë dakort me Parlamentin se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën. E vetmja gjë që ka ndarë Kushtetuesen me Parlamentin, është se shkeljet e Ilir Metës janë të lehta. Ilir Meta si President është një turp kombëtar dhe se çfarë do të bëjë kur të iki nga Presidenca, mua s’më intereson fare. Mund të bëjë çfarë të dojë si çdo qytetar tjetër, për sa kohë është qytetar i lirë”, tha Rama.