Rritet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do kushtojnë karburantet

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, teksa nafta dhe benzina kanë pësuar një rritje prej 7 lekësh.

Kështu, nafta do të shitet me 233 leke/litri, benzina me 213 lekë/litri, ndërsa gazi me 104 lekë/lirti.

Bordi vendosi ditën e djeshme çmimet duke e ulur naftën në 226 lekë, ndërsa sot u ndryshua. Ky vendim hyn në fuqi ditën e sotme në orën 18:00 dhe është i detyrueshëm me ligj të zbatohet.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 27 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 27.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

· 221 Lekë/litri për gazoilin

· 201 Lekë/litri për benzinën;

· 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 27.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

· 233 Lekë/litri për gazoilin;

· 213 Lekë/litri për benzinën;

· 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 27.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT