Rusia bën bilancin mbi ekuipazhin e anijes së mbytur, “Moskva”: Një marinar i vdekur dhe 27 persona të zhdukur

Një marinar humbi jetën dhe 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi luftanija ruse “
“Moskva” u mbyt javën e kaluar në Detin e Zi. Shifrat u bënë me dije nga ministria ruse e Mbrojtjes.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se 396 anëtarë të tjerë të ekuipazhit u shpëtuan nga “Moskva”, e cila ishte flamuri i flotës ruse të Detit të Zi.
Ndërkohë Rusia thotë se një zjarr në bord shkaktoi shpërthimin e municioneve dhe anija u mbyt, ndërsa po tërhiqej në një stuhi, ndërsa Ukraina thotë se e goditi anijen me raketa të fuqishme.