Rusia mohon masakrat/ Lavrov: Krimet e supozuara në Buça synojnë të prishin bisedimet Moskë-Kiev

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha sot se zbulimi i trupave në qytetin ukrainas të Buças, ishte “provokim” që synon të prishë bisedimet midis Moskës dhe Kievit.

“Ngrihet pyetja: Për çfarë qëllimi shërben ky provokim që haptazi është i pavërtetë?

Ne besojmë se kjo është për të gjetur një pretekst për të sulmuar negociatat që po vazhdojnë”, tha Lavrov në një video-mesazh të transmetuar në televizionin shtetëror rus./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT