Saga e vrasjeve për galeritë e kromit/ Iljaz Çali, ishte miku i ngushtë i biznesmenit Gjin Nika

Në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjen e djeshme u raportua për një aksident, por me të shkuar në vendngjarje, Policia zbuloi se bëhej fjalë për një vrasje me armë zjarri.

Viktimë mbeti biznesmeni Iljaz Çali. Pas ngjarjes tragjike, policia ka nisur hetimet, ndërsa një nga nga pistat e hetimit është dhe konfliktet e lindura nga tregtia e Kromit në Bulqizë.

Viktima e mbrëmshme, Iljaz Çali ishte besimtar madje për shkak të besimit që përfaqësonte në shtëpine e tij në zonën e Rinasit kishte ndërtuar dhe një Xhami të vogël.

Iljaz Çali ka qenë miku i ngushtë i biznesmenit të kromit në Bulqizë, Gjin Nikës, i ekzekutuar në 5 prill 2014 në Fushë-Krujë.

Nika është i dyshuar si autor i disa vrasjeve për kromin e Bulqizës dhe plagosje, por asnjëherë i dënuar për to. 35-vjeçari u qëllua me 30 plumba automatiku bashkë me mikun e tij, Fabio Xhunga, 33 vjeç.

Sipas policisë vrasja e Çalit lidhet vetëm me vijueshmërinë e atentateve të njëpasnjëshme në luftën për kapjen e galerive të kromit në zonën e Bulqizës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT