Sali Berisha: Kam dëgjuar njerëz, Lulzim Basha u ka thënë do ju marrë në…

Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh mbrëmjen e kësaj të marte se “ka dëgjuar njerëz” të cilëve Lulzim Basha u ka thënë se do t’i marrë në Presidencë. Megjithatë, ai u shpreh se e kishte të vështirë të shprehej nëse këto thashetheme ishin të vërteta.

“Çdo kandidat që të vijë nga Edi Rama, është kandidat i Edi Ramës. AI që bën iluzione gabon. Përsa i përket kandidaturës së Lulzim Bashës, unë kam dëgjuar njerëz që ai u ka thënë do ju marrë në Presidencë, apo gjëra të tilla. Por e kam të vështirë të them sa të vërteta janë këto dhe sa reale. Tani për tani ky diskutim nuk më intereson”, u shpreh Berisha në A2.

Më herët, ish-kryeministri është shprehur se PD-ja e tij nuk do të votojë asnjë kandidaturë për President që propozohet nga Edi Rama. Ndërkohë, deputetët e tjerë demokratë i kanë kërkuar Berishës të mos shprehej para tyre sepse vendimin duhet ta merrnin të gjithë.

Nga ana tjetër, socialistët janë shprehur se do të bashkëpunojnë me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të ri, por pas largimit të Lulzim Bashës situata duket ndryshe. Ata këmbëngulin në qëndrimin e tyre se nuk do të negociojnë me asnjë person të shpallur non-grata nga SHBA, duke ju referuar Berishës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT