Sekretar i ardhshëm i NATO-s? Rama e konfirmon: Emri im edhe mund të jetë përfolur, por unë kontratën e kam me shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, i pyetur mbi lajmet që qarkullojnë se ai mund të jetë Sekretar i ardhshëm i NATO-s, e konfirmoi se emri i tij mund të jetë përfolur për të qenë pasardhësi i Stoltenberg.

Por ai tha në “Opinion” se e ka kontratën me shqiptarët, kështu që do të vazhdojë të jetë kryeministër i Shqipërisë.

Rama: Unë s’loboj as për Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara. Është proces parazgjedhor, por tani nuk është më…

Fevziu: A është përfolur emri juaj?

Rama: Nuk ka rëndësi, mund edhe të jetë përfolur, por kjo nuk përbën ndonjë gjë me rëndësi. Unë kontratën e kam me shqiptarët, kështu që… Sa ka filluar kjo, s’mendoj çfarë mandati tjetër ka përpara.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT