“Serbia dhe Rusia do të ruajnë marrëdhëniet miqësore”, zbardhet biseda telefonike mes Vuçiç dhe Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e rizgjedhur, Aleksandër Vuçiç.
Mediat serbe bëjnë me dije se Vuçiç është shprehur gjatë kësaj bisede se Serbia do vijojë të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë, teksa ka theksuar se do të vijojnë punën për rrugën drejt Europës.
“Vladimir Putin e uroi liderin serb për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet e 3 prillit, si dhe për suksesin e Partisë së tij Progresive Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, thuhet në deklaratë.