SHBA paralajmëron të tjera SANKSIONE ndaj Rusisë: Do t’i çojmë drejt izolimit ekonomik e teknologjik

SHBA do të shpallë sanksione të reja ndaj Rusisë ditën e nesërmne në koordinim me vendet e G7 dhe Bashkimin Evropian.

Lajmi u bë me dije nga një zyrtar i administratës së presidentit Joe Biden, i cili tha se paketa gjithëpërfshirëse do të imponojë kosto të konsiderueshme ndaj Rusisë dhe do ta dërgojë atë më tej në rrugën e izolimi ekonomik, financiar dhe teknologjik.

Paketa e re e sanksioneve do të ndalojë të gjitha investimet e reja në Rusi, do të rrisë sanksionet ndaj institucioneve financiare dhe ndërmarrjeve shtetërore në Rusi dhe do të sanksionojë zyrtarët e qeverisë ruse dhe anëtarët e familjeve të tyre.

“Këto masa do të degradojnë instrumentet kryesore të pushtetit shtetëror rus, do të imponojnë dëme akute dhe të menjëhershme ekonomike ndaj Rusisë dhe do të mbajnë përgjegjës kleptokracinë ruse që financon dhe mbështet luftën e Putinit.

Këto masa do të merren në hap me aleatët dhe partnerët tanë, duke demonstruar vendosmërinë dhe unitetin tonë në vendosjen e kostove të paprecedentë ndaj Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës” , tha zyrtari i administratës së Joe Biden.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT