SHBA sanksione ekonomike Aqif Rakipit, çfarë tha Rama për të nga Berlini

Kryeministri Edi Rama nuk dha një koment për vendosjen e sanksioneve ekonomike nga SHBA-ja ndaj ish-deputetit socialist Aqif Rakipi.

“Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatin e PS në Tiranë më duket pak e sforcuar”, kështu u përgjigj Rama pasi u pyet nga gazetarja.

Kujtojmë se këtë të hënë, SHBA-të kanë vendosur sanksione të ashpra ekonomike ndaj ish-deputetit socialist Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi. Në letrën e bërë publike nga Departamenti amerikan i Thesarit, ata akuzohen për përfshirje në veprimtari kriminale.

Ndërsa ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski dhe ish-drejtori i Departamentit për Siguri dhe Kundërzbulimit (UBK) Sasho Mijalkov dhe ish-kryeprokurorja e Prokurorisë së Shtetit në Bosnje Hercegovinë, Gordana Tadiç janë në të dyja listat, edhe ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit, edhe  të sanksionuar ekonomikisht nga Departamenti i Thesarit.

Gjithashtu u sanksionuan Asim Sarajlic, deputet në parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Svetozar Marovic,politikan malazez që shërbeu si kreu i fundit i qeverisë së Serbisë dhe Malit të Zi nga viti 2003 deri deri në shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi në 2006./ Top Channel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT