SHBA-të me synime të fshehta pas luftës në Ukrainë? Ja çfarë thonë nga Uashingtoni

Sekeratari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Lloyd Austin ka vizituar ditën e sotme bazën amerikane në Raimstein, Gjermani, nga ku ka komentuar dhe luftën në Ukrainë.

I pyetur në lidhje me artikujt e publikuar nga mediat britani8ke se SHBA-të janë përfshirë në luftë me një qëllim të fshehtë që është dobësimi i Rusisë në arenën botërore, ai i hodhi poshtë këto supozime..

Austin deklaroi se SHBA-të kanë për qëllim vetëm ti japin fund këtij konflikti që po u merr jetën mijëra civilëve.

“Fqinjët, aleatët dhe partnerët e Ukrainës po rriten për t’u siguruar që të kenë atë që u nevojitet në mënyrë që të jenë të suksesshëm dhe të fitojnë luftën” tha Austin në një intervistë në rrjet. “Ukrainasit janë atje duke luftuar për të mbrojtur sovranitetin e tyre.”- deklaroi ai.

Komentet e Austin vijnë pasi mediat britanike publikuan një artikull ku thuhej se SHBA-të po mbështesin Ukrainën me qëllime të fshehta, për të dobësuar rivalin e përjetshëm Rusinë dhe për ta larguar nga sfera botërore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT