“Sherr” brenda BE për anëtarësimin e Ukrainës, Austria del kundër! Reagon Kievi zyrtar: Strategjikisht dritëshkurtër

Kanë nisur mosmarrveshjet e para brenda Bashkimit Europian për anëtarësimin e Ukrainës.

Bëhet me dije se Austria ka qenë shteti i parë që ka dal kundër, teksa nuk ka munguar dhe një përgjigje nga ana e Kievit zyrtar.

Ukraina thotë se është e zhgënjyer që përpjekjet e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian kanë hasur në rezistencë nga Austria. Nga ana tjetër Ukraina i ka quajtur komentet “strategjikisht dritëshkurtër”.

Kujtojmë se në momentet e para të nisjes së luftës në Ukrainë, BE-ja ishte më e unifikuar për t’i dhënë dritën jeshile Kievit për t’u anëtarësuar me procedurë të shpejtuar në Bashkimin Evropian, por duket se qëndrimet kanë filluar të diversifikohen me kalimin e kohës.

Ndërkohë kujtojmë se ishte ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg ai i cili deklaroi se Kievit nuk duhet t’i ofrohet anëtarësimi në bllokun 27-vendësh, por duhet të konsiderohen rrugë alternative për të zhvilluar lidhjet mes BE-së dhe Ukrainës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT