Sherri në selinë e PD/ Noka: Ti je shkaktar i kësaj gjendje. Bardhi: S’të marr leje, jam në partinë time unë

Vijon prej disa orësh me debate të forta mbledhja e grupit parlamentar në selinë blu. Së fundmi, deputeti Falmur Noka është përplasur me Gazment Bardhin.

Nga burime brenda mbledhjes me dyer të mbyllura mëson se Noka e ka akuzuar Bardhin si shkaktarin e gjendjes në të cilën ndodhet PD-ja.

Nderkohe qe Noka ka replikuar me sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi.

Ai e ka bërë Bardhin fajtor për gjendjen ku ndodhet sot Partia Demokratike.

Ky i fundit ka thënë se nuk i merr leje askujt pasi është në partinë e tij ndërsa ka ironizuar qëndrimin e Grupit të Rithemelimit në lidhje me vendimin e gjykatës.

Debati:

Noka – Gazit: Ti je shkaktari i kësaj gjendjeje.

Gazment Bardhi: Unë jam në partinë time. S’të marr leje. Kur erdhët ditën e vendimit gjyqësor thatë vendimet e gjygjit zbatohen. Sot thoni gjykata është e Ramës./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT