Shkarkohet Enkelejd Alibeaj? Kuvendi i ‘Rithemelimit’ miraton datën e zgjedhjeve për kreun e ri të PD

Kuvendi Kombëtar i PD ka filluar të marrë vendimet e para.

Bëhet me dije nga raportimet për mediat se Kuvendi vendosi datën 22 Maj 2022 ditën kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e PD. Ndërkohë bëhet me dije se vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Nga ana tjetër kujtojmë se Partia Demokratike pas largimit të Lulzim Bashës, ka patur si kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, e për rrjedhoj rizgjedhja e kryetarit të ri do të sillte largimin e tij nga kryetar i komanduar.

Nga ana tjetër, Kuvendi ka vendosur edhe për rizgjedhjen e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT