“Shpërthen” ministri i jashtëm ukrainas, thirrje botës: Mos e blini naftën ruse, është plot me gjak ukrainas

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka kritikuar ashpër liderët botërorë lidhur me vendosjen e një ambargo të naftës ruse.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kuleba shkruan se reagimi i tyre është tepër i ngadaltë, teksa thekson se nëse liderët dhe bizneset botërore do të tregoheshin më seriozë për t’i dhënë fund krimeve të luftës ruse, atëhere duhet ta privojnë Putin nga të ardhurat e naftës.
“Nëse liderët dhe bizneset botërore janë seriozë për t’i dhënë fund krimeve ruse të luftës, ata së pari duhet ta privojnë Putinin nga të ardhurat nga nafta.
Mjaft me justifikime dhe gjysmë masat e vendosura, ndërsa ukrainasit bombardohen, vriten, torturohen dhe dhunohen. Nafta ruse është plot me gjak ukrainas. Mos e blini atë!”, ka thënë ai.