Shpërthimet në rajonin separatist/ Moldavia në ALARM, çfarë ka tani në plan Rusia?

Sulmet e regjistruara mbrëmjen e djeshme në rajonin separatist pro rus të Transnistrisë kanë ngritur alarmin në Moldavi, duke detyruar autoritetet të rrisin sigurinë në vend.
Presidentja Maia Sandu u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë pasi shpërthimet në zonën në kufi me Ukrainën, ngritën frikën e një përhapjeje nga konflikti me Rusinë.
Duke folur pas një takimi të Këshillit të Lartë të Sigurimit të Moldavisë, Sandu ia atribuoi shpërthimet ndryshimeve të brendshme midis grupeve të ndryshme në Transnistria që kanë interes në destabilizimin e situatës.
Këshilli rekomandoi që agjencitë shtetërore të rrisin patrullimet pranë zonës tampon me Transnistrinë dhe kontrollet e sigurisë në infrastrukturën kritike.