‘Shpëton’ i biri/ PS reagon për herë të parë pas shpalljes non-grata të Aqif Rakipit: Nëse ka diçka…

Partia Socialiste ka mbajtur sot qëndrimin e parë në lidhje me shpalljen non-grata të ish-deputetit Aqif Rakipi.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, Taulant Balla, në funksioni ne kreut, ka deklaruar se PS e respekton vendimin e SHBA-ve, ndërsa ka theksuar se përgjegjësia për çdo vendim është personale. Në këtë mënyrë, djali i Rakipit, Orlando Rakipi i cili është dhe deputet në Kuvend nga kampi socialist i “shpëton” përjashtimit.
“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta. Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik.”- mësohet të jetë shprehur Balla.