“Shqipëria është tmerruar nga mizoritë e rusëve në Ukrainë”, Xhaçka reagon për vrasjen e civilëve

Përmes një postimi në Twitter, ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka shkruan se provat mizore të ushtrisë ruse në Ukrainë, janë padia më e qartë e natyrës së vërtetë kriminale të regjimit rus.

Xhaçka thotë se Shqipëria do të punojë me aleatët dhe partnerët e saj në mënyrë që këto krime të evidentohen dhe të hetohen ashtu siç duhet.

“Të tmerruar nga provat mizore të ushtrisë ruse në Ukrainë.

Imazhet e civilëve të vdekur, burra, gra dhe fëmijë, të hedhur në rrugët e qyteteve të çliruara të Ukrainës, historitë e dokumentuara të përdhunimeve dhe shkatërrimeve tronditëse të qyteteve të tëra, janë padia më e qartë e natyrës së vërtetë kriminale të regjimit rus. Bota duhet të veprojë!  Si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Grupit të Miqësisë për Përgjegjshmërinë në Ukrainë, Shqipëria do të punojë me aleatët dhe partnerët e saj  në mënyrë që këto krime të evidentohen dhe hetohen siç duhet”, ka shkruar Xhaçka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT