Shtëpia e Pashko Vasës në rrezik shembje, restaurimi në vitin 2018 nuk u bë si duhej

Shtëpia e poetit dhe publicistit të madh shqiptar, Pashko Vasa, e shpallur “monument kulture” është në rrezik shembje. Në tabelën e vendosur që e cilëson shtëpinë monument kulture shkruhet edhe që kjo shtëpi mbrohet nga shteti, por dikush është kujdesur që të vendosë një “nuk” përpara, për të treguar gjendjen në të cilën e ka lënë ministria këtë banesë.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, muret janë çarë dhe kanë filluar të bien copa të mëdha në dysheme, duke rrezikuar seriozisht shembjen e kësaj banese historike.
Në këtë banesë është ndërhyrë 2 herë për ta restauruar, një në vitin 2009 dhe më pas në vitin 2018, pior sipas studiuesit shkodran Zef Çuni, restaurimi nuk ëhstë bërë siç duhet, pais ka shkaktuar mjaft dëme. Ai i bën thirrje Ministrisë së Kulturës të ndërhyjë, teksa thotë se do ta dhurojë ai projektin e restaurimit të kësaj shtëpie.










