Shtohet KËRCËNIMI ndaj Ukrainës, Lukashenko ia bën të qartë Putinit: Bjellorusia do të jetë gjithmonë me Rusinë! Jemi një shtet dhe të pandashëm

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka zhvilluar një takim me presidentin rus Vladimir Putin, të cilit i ka shprehur hapur mbështetjen pa kushte të Bjellorusisë ndaj rusëve.
“Bjellorusia do të mbetet gjithmonë përkrah Rusisë, pavarësisht se si do të evoluojë situata. Minsk është i vendosur të forcojë unitetin me Rusinë”, tha ai.
Lukashenko gjatë fjalës së tij i tha Putin se mund të mbështet gjithmonë tek bjellorusët, pasi do të jenë gjithmonë pranë tyre, pavarësisht se çfarë mund të ndodhi.
Ai shtoi se Bjellorusia dhe Rusia ndajnë të njëjtën tokë dhe jetojnë në të njëjtin shtet.
“Ndryshe nga disa republika ne kemi mbetur bashkë. Jemi të vendosur të konsolidojmë unitetin tonë”, tha Lukshenko.