“Shumë punë për të bërë, por do kemi sukses nëse e bëjmë së bashku”/ Mesazhi i Yuri Kim pas vizitës së Donfried

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas vizitës së zëvendës ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried në Tiranë. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, kryediplomatja amerikane shprehet se ishte kënaqësi që të kishim në Shqipëri Donfried e cila u takua me liderët e vendit.

Sipas Kim, këto takime janë të nevojshme për të forcuar demokracinë, mbrojtjen, lidhjet e biznesit, integrimin evropian etj. Po ashtu, sipas ambasadores, vizita shërbeu edhe për të forcuar bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kundër pushtimit rus.

“E mrekullueshme për të pasur tw dërguarën e DASH, Donfried këtu për të takuar liderët e Shqipërisë,  për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit; integrimi evropian; siguria energjetike; bashkëpunim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër  pushtimit të Ukrainës. Shumë punë për të bërë, por do të kemi sukses nëse e bëjmë së bashku!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT