“S’i druhem asgjëje në tokë”/ A ka frikë nga SPAK? Berisha: Kam kodin tim të pathyeshëm…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij për mediat në hyrje të Kuvendit.
I pyetur nga gazetarët, nëse kishte apo jo frikë nga SPAK pas thirrjes që Rama bëri për hetim, Berisha është shprehur se nuk i druhet asgjëje në tokë.
Sipas tij, Berisha ndjek një kod të pathyeshëm teksa nuk ndihet aspak i presionuar nga kërkesa e kryeministrit.
Berisha ka komentuar thirrjen e Ramës nga Kongresi i PS i cili tha se SPAK duhet ta hetojë.
“Absolutisht asgjëje në tokë s’i druhem sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm.”– tha Berisha.
Ndërkohë që kujtojmë se po ditën e sotme sih-kreu i Partisë Demokratike ka folur për mediat, teksa ka konfirmuar se fryma përçarëse në PD vijon./ Gazeta Shqip