Si keni marrëdhëniet me ambasadorin rus? Flet Ferit Hoxha: Në sallë mirë, por jashtë…

Ferit Hoxha, ambasadori i Shqipërisë në OKB ka folur në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.

Ai tha se vendet që janë treguar hezituese për të dënuar sulmin rus janë ato shtete që janë në zhvillim dhe se po shohin nëse rritja e çmimeve ka të bëjë më sanksionet apo me pasojat e luftës.

Ndër të tjera Hoxha ka treguar edhe marrëdhëniet me ambasadorin e Rusisë.

“Shqipëria është në krah të SHBA për luftën sepse është në krahë të së drejtës dhe qëllon që kemi qëllime të njëjta. Nuk jemi kufizuar në asnjë element për të thënë atë që mendojmë.

Vendet që janë treguese hezituese janë vendet në zhvillim që po shohin se nëse problematikat si gruri dje vaji që janë rritur çmimet ka të bëjë me sanksionet apo me pasojat e luftës.

Nuk janë sanksionet që kanë shkaktuar rritjen, por është agresioni. I kam normale marrëdhëniet me ambasadorin në sallë, të vështira jashtë sallës. Qëndrimet janë të vendimeve dhe jo personale” tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT