Si u ndihmua Zaimina Vasjari për të kaluar kufirin, urdhrat e shefit: Vjen me Range Rover, është nusja e një shoku të ngushtë

Dosja hetimore e aksionit të SPAK në doganën e Morinës duket se është një “thesar” i pafundëm teksa në të janë implikuar edhe njerëz të botës së showbizz-it.

Bëhet me dije se në një prej episodeve të përgjimeve të SPAK, protagonist është edhe artistja e njohur Zaimina Vasjari.

Ligjërisht është e shkruar se për të kaluar doganën me fëmijë të mitur duhet të kesh një prokurë nga prindi tjetër, pro me ndihmë të policivë të korruptuar, kjo u bë krejt e thjeshtë për këngëtaren, e cila ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokurën e posaçme.

Në dosjen e Prokurorisë theksohet se datën 02.01.2022, ora 10:57, në aplikacionin “Whatsapp”, shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë Laertit Sulos me sms: “…..është nusja e një shoku të ngushtë me kalamajtë aty Morinë, po s’ka prokurë, Zajmina Vasjari.

Laert Sulo Polici: Kur do kthehet?

Tani: Ja ta pyes… dy ditë, datë 4 ka kthim…

Laerti: Ok, çfarë makine ka ose jepi nr. tim të flas me të…

Tani: ‘Renxh Rover’ ‘AA001UD’…

Laerti: Ok.

Menjëherë më pas, ora 11:00, Laert Sulo ia kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjësit të Policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:

Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh, Zajmina Vasjari……….

Emiltoni: Jepi nr. tim

Ndërkohë mësohet se nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zajmina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijët e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i Policisë Emilton Asllanaj, kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit, Laert Sulo.

Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët e kanë kaluar kufirin, por pa prokurën e posaçme./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT