Sirenat e alarmit rikthehen në Lviv/ Qyteti ukrainas në kufi me Poloninë goditet nga forcat ruse: Raketa fluturoi në ajër

Të paktën pesë shpërthime janë regjistruar në Lviv, një qytet afër kufirit të Ukrainës me Poloninë. Tymi i zi u ngrit në një zonë pas shpërthimeve, ndërsa ekipi i BBC pa një raketë në fluturim.

“Ende nuk kemi asnjë deklaratë zyrtare për atë që ka ndodhur. Por tym i zi po ngrihet nga vendi i shpërthimeve, ekipi jonë pa një raketë në fluturim. Një alarm i sulmit ajror ra rreth 45 minuta para shpërthimit. Sidoqoftë, sirena të tilla janë të zakonshme në Lviv – shumë njerëz ishin ende në rrugë”, shkruan BBC.

Kujtojmë se shpërthime në qytetin e Lvivit u shënuan dhe javën e kaluar, pas një periudhe qetësie disa javore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT