Spiropali: Yuri Kim, ambasadore e shkëlqyer, ka mbrojtur interesat e Shqipërisë! Peticioni, qesharak

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali tha se ambasadorja amerikane Yuri Kim është një “ambasadore e shkëlqyer” që ka mbrojtur interesat e SHBA-ve dhe gjithashtu të Shqipërisë.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Spiropali ndër të tjera tha se peticioni kundër ambasadores amerikane është “qesharak”.
“Ambasadore e shkëlqyer e SHBA-ve, që përfaqëson interesat e vendit të saj, por edhe interesat e Shqipërisë, që nuk i shohim të ndara nga ato të SHBA-ve. Sa herë shqiptarët kanë qenë të lirë, liria e tyre i ka çuar drejt SHBA-ve.
Peticioni nuk është ngjarje, por pasojë qesharake e një lufte të kotë. Është dëshpëruese se sa e kotë është kjo. Sa e trishtueshme është në dëshpërimin e vet. Nuk mund të luftosh me mullinjtë e erës dhe për interesat e një njeriu ta bësh politikën e një vendi kaq qesharake. Këto janë ato fletrrufetë që niseshin nga Çerma…”, deklaroi Spiropali.