Takimi Putin- Zelensky/ Kushti që duhet të plotësohet, zbulohet dokumenit

Ditën e sotme është raportuar se Kremlini ka një kusht për takimin mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky. Moska thotë se kushti është një dokument i gatshëm që të nënshkruhet nga dy liderët.
Në njoftimin e përditshëm, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi se Putini ka refuzuar të takohej me homologun ukrainas.
“Presidenti asnjëherë nuk ka refuzuar një takim të tillë, por kushtet e duhura duhet të përgatiten për këtë, përkatësisht teksti i dokumentit”, ka thënë ai.
Të enjten, në Kharkiv janë vrarë katër civilë dhe 10 u lënduan nga bombardimi rus i qytetit. Në 50 ditë luftë janë regjistruar mijëra viktima nga të dyja palët.